Historik i shkurter mbi aktivitetin e kompanise Auto Ekspres

Kompania Auto Ekspres shpk u themelua me 13.07.2011 me nr.identifikimi L11914003U.

Objekti i aktivitetit te kompanise eshte i gjere por eshte i perqendruar kryesisht ne importin e gomave te automjeteve dhe veglave te punes.

Kompania Auto Ekspres eshte distributor zyrtar i kompanise gjermane te prodhimit te gomave Continental dhe firmes se njohur Italiane BETA UTENSILI, me te drejta ekskluzive per te gjithe territorin e Shqiperise.

Gomat Continental rekomandohen nga te gjitha markat prestigjoze te automjeteve si Mercedes, Porsche, BMW, Audi, Volkswagen, Range Rower etj.
Si rrjedhoje kompania ka maredhenie te vazhdueshme me te gjithe koncesionaret qe trajtojne keto marka ne vendin tone.

Gjate veprimtarise se saj kompania ka patur dhe vazhdon te kete kliente potenciale si kompania Bechtel- Encha, Tirex Explorations, Devoll Hidropower, Vibtis, kompanite celulare Plus Mobile, Amc, Eagle Mobile, kompania Megatek, kompani te ndryshme sigurimi etj. 

Nje bashkepunim i rendesishem eshte vendosur dhe me disa nga bankat e njohura si ajo Raiffeisen, Intesa SanPaolo, NOA, Procredit Bank, Banka Credins,etj.

Veç kesaj, kompania Auto Ekspres ka maredhenie direkte dhe te vazhdueshme me nje numer te madh gomisterish, koncesionare dhe servise automjetesh qe funksionojne ne te gjithe vendin.

Furnitoret kryesore te kompanise Auto Ekspres jane kompania Gjermane Continental dhe kompania Beta Utensili.