Gjithshka qe duhet te dime per gomat per te qene me te sigurte gjate levizjes.

Duhet patur parasysh qe pjesa me e rendesishme e automjetit tuaj nuk eshte motorri.

Gomat e automjeteve shpesh shikohen si diçka pak a shume e parendesishme per automjetin. Duhet te jemi te qarte se kjo eshte shume larg me te verteten. Gomat jane i vetmi kontakt qe automjeti ka me rrugen.

Ju ftojme te zbuloni ate çka gomat jane ne te vertete. Nje rol te rendesishem marin gomat kur jane te nje cilesie te larte,kur perberesit dhe ndertimi i brendshem i saj jane te realizuar ne menyre inteligjente, studiuar posaçerisht per auto moderne te shpejtesive te larta. Gomat duhet ti pershtaten nje kombinimi te shumellojshem te sistemeve te amortizimit dhe te reagojne me perpikmeri ndaj komandimeve te sistemit te drejtimit. Veç kesaj ato duhet te rrotullohen pa krijuar probleme dhe te jene te qendrueshme. Mbi te gjitha, qe automjetet te qendrojne te sigurta gjate levizjes, duhet qe gomat te jene ne gjendje te perballojne forcat e ushtruara mbi to gjate frenimit, gjate akselerimit apo kalimit ne kthesa. Kerkesa keto qe marin nje rendesi te veçante kur rruga eshte e lagur dhe e rreshqiteshme, ose eshte e mbuluar nga debora dhe akulli. Keshtu qe, per te garantuar sigurine tuaj, po ju japim disa keshilla dhe sugjerime per te ju ndihmuar ne elementet qe duhet te beni kujdes gjate zgjedhjes se gomave per automjetin tuaj.

Kjo do te ju mundesoje qe te ndjeheni te qete dhe te sigurte gjate udhetimeve tuaja.

00 Uebersicht Uv Data