Keshilla per drejtimin me goma 4x4 ne terrene te veshtire.

Per te arritur kenaqesine maksimale ne drejtimin e automjetit me goma 4x4 nuk eshte e nevojshme vetem qe te keni bere zgjedhjen e duhur te gomave por dhe te zoteroni tekniken e duhur gjate drejtimit te automjetit. Me poshte do te ju paraqesim disa keshilla baze qe duhen patur parasysh.

Rregulla te pergjitheshme:
Kontrollo gjendjen teknike te gomave perfshire ketu dhe gomen rezerve. Mos harroni te mbani me vete doreza lekure te trasha, kavo, zinxhire dhe nje lopate. Veç kesaj duhet te keni me vete nje pompe per fryrjen e gomave me manometrin te instaluar ne te. Presioni i gomave nuk duhet te arrije asnjehere me poshte se 1,2 bar dhe duhen fryre per tu kthyer ne presionin normal sa me shpejt te jete e mundur. Shpejtesia nuk duhet te kaloje vleren 80km/ore. Sa me shume te vazhdoje udhetimi me goma ne presion te ulet aq me i madh eshte demi qe pesojne ato. Perpara se te levizni ne rruge te veshtira kthejini te kater rrotat aktive.

Drejtimi ne terren shkembor me gure dhe zhavorr:
Gomat e larta jane zgjedhja me e mire per keto terrene, pasi krijojne mundesine e nje hapesire drite dmth lartesi me te madhe te mjetit nga rruga. Duke zvogeluar presionin e gomave i japim mundesi mjetit te rrisi kontaktin me terrenin, duke rritur keshtu fleksibilitetin e gomes dhe duke zvogeluar rrezikun e demtimit apo çpimit te gomes nga objektet e mprehta. Per te eliminuar demtimet poshte trupit te automjetit, duhet gjithmone qe automjeti te orientohet gjate levizjes me goma mbi guret e medhenj dhe jo ata te qendrojne ndermjet rrotave.

Drejtimi i mjetit ne terrene ranore dhe te rreshqitshem:
Ky eshte ambient ideal per goma te gjera. Presioni i ulet i gomave rrit siperfaqen e kontaktit dhe permireson kapjen ,ferkimin me terrenin. Perdorni gjithmone te kater rrotat aktive mqns te drejtosh automjetin ne terren ranor eshte gjithmone e veshtire. Nqs gjate udhetimit ne kete terren do te duhet te eliminoni rreshqitjen, duhet te shtroni ne gjurmet e gomave siperfaqe me koeficient te larte ferkimi, te perdorni shkallet e reres apo mjete te ngjashme qe rrisin ferkimin. Ne siperfaqet e dunave duhet te parkoni gjithmone duke e drejtuar pjesen e perparme te mjetit nga pjerresia, dmth nga poshte.

Drejtimi i mjetit ne terrene me balte:
Zvogelimi i presionit te gomave lejon qe pastrimi ne menyre automatike i siperfaqes se gomes nga balta te realizohet me mire. Akselerimi i mjetit duhet te behet me shume kujdes per te parandaluar rreshqitjen. Per te evituar bllokimin e mjetit ne balte, levizni gjithmone me marsh te ulet dhe me shpejtesi te moderuar, gjithmone nen kontroll. Drejtimi i levizjes duhet te jete gjithmone paralel me siperfaqet e thelluara, jashte tyre, duke iu shmangur me kujdes per te mos u bllokuar ne gropat e krijuara. Mos tentoni asnjehere te dilni nga nje grope duke ushtruar force. Mbani gjithmone ne gatishmeri nje ndriçues ,pastroni siperfaqen ku kalojne gomat duke lehtesuar keshtu vetpastrimin e siperfaqes se gomes gjate levizjes.

Drejtimi i mjetit ne terren me pengesa:
Shpesh, gjate drejtimit te automjetit ne rruge te veshtira, mund te ndodhe qe te jesh i detyruar te kalosh pengesa te ndryshme me gomat per te evituar demtimin e trupit te mjetit nga poshte. Ne kete rast eshte e nevojshme qe te levizni diagonal ose paralel ne vartesi te terrenit, ne gjurmet me te favorshme ne pjeset e larta per te eliminuar kontaktin e pjeseve te uleta te trupit te automjetit me token.

Drejtimi i mjetit ne terren me uje:
Kontrolloni paraprakisht terrenin per pjeset me pak te thella dhe gjatesite e tyre ne menyre qe levizja e mjetit te orientohet ne pjeset me te mira. Sigurohu qe kablli elektrik i mjetit te jete i mbrojtur dhe i izoluar mire. KUJDES!! Ka shume rendesi qe gryka e thithjes se ajrit te mbahet jashte siperfaqes se ujit per te evituar demtime serioze ne motor. Gomat duhet te jene te fryra me presion normal, levizja te behet me marsh te ulet, me nje shpejtesi te ngadalte dhe kostante. Kjo per te evituar krijimin e nje harku te larte dhe sprucim te madh te ujit. Kjo ndihmon gjithashtu qe pjeset e nxehta te motorit te mjetit qe funksionojne ne temperatura te larta te mos bien ne kontakt me ujin e ftohte pasi mund te krijojne demtime serioze, çarje etj. Shkelni frenat disa here pasi te dilni nga siperfaqja e ujit ne menyre qe te thahen, si dhe kontrolloni gomat per ndonje demtim te mundshem.

Drejtimi i mjetit ne shpate:
Drejtoheni mjetin gjithmone ne drejtim ballor me shpatin per te evituar permbysjen anesore te automjetit. Gjate levizjes ne renie, ne shpat te pjerret, perdorni frenimin dhe bllokimin e diferencialit. Pedalin e frenit duhet ta perdorni vetem ne rastet kur eshte absolutisht e nevojshme dhe gjithmone me kolpo te shkurtra pasi mund te provokoje bllokimin e rrotave duke e bere te pamundur levizjen normale te tyre. Nqs mjeti nuk rreshqet leshojeni menjehere pedalin e frenit.

Drejtimi i mjetit ne terren me debore:
Duhet tentuar qe gomat te levizin gjithmone mbi gjurmet e debores qe nuk kane filluar te ngrijne. Ne keto raste duhet patur shume kujdes qe akselerimi dhe frenimi te behen me shume kujdes. Kur thellesia e debores eshte e madhe, duhet te mbahet konstante shpejtesia e mjetit dhe te mos behen nderrime marshesh ne menyre qe automjeti te qendroje gjithmone ne levizje dhe te mos humbi ferkim me terrenin.

Lexo materialin e plote, shkarko ketu